Erisa Zykaj: “EuroKlan është sot në përfaqësinë e përhershme të republikës së Shqipërisë në NATO. Një ditë me ambasadorin e Shqipërisë në NATO. Përshëndetje, zoti Ambasador!
Artur Kuko: Përshëndetje! Mirë se erdhët.
Erisa Zykaj: “Jeni me fat mund të themi sepse ju jeni ambasadori i parë shqiptar i një Shqipërie anëtare e NATO-s”.
Artur Kuko: “Po, jam me fat. Ndihem dhe i privilegjuar edhe i kënaqur personalisht sepse isha përfaqësuesi i Shqipërisë pranë NATO-s në një kohë kur ne nuk ishim anëtarë. Shoqërova procesin deri në marrjen e ftesës, zhvillimin e negociatave për anëtarësim dhe anëtarësimin e plotë në samitin e Strasburg Kil. Është një ngjarje që ndodh vetëm një herë në jetë. Kolegu që do të më pasojë në këtë detyrë do të vijojë të ndjehet i privilegjuar dhe me fat. Por unë do të kem avantazhin që u ndodha dhe shoqërova udhëtimin e Shqipërisë nga një vend kandidat në një vend plotësisht anëtarë”.
Erisa Zykaj: “Shqipëria rikthehemi pas disa muajsh të qenurit anëtare. Cili është ndryshimi thelbësor që ndjehet?
Artur Kuko: “Ndryshimi thelbësor që ndjehet është fakti që ne tani jemi të ulur në tavolinën ku merren vendimet si anëtarë të barabartë me anëtarët e tjerë të aleancës. Natyrisht është një moment që sjell me vete përgjegjësitë të jashtëzakonshme sepse na duhet të përshtasim të gjitha strukturat tona për ti bërë ato të ndërveprueshme me strukturat e aleancës, flas më tepër për strukturat institucionale më tepër sesa për strukturat ushtarake. Për të kriju një ide të përafërt janë mbi 400 grupe pune që zhvillojnë veprimtarinë e tyre aleancë disa mblidhen më intensivisht, disa mblidhen më pak intensivisht disa mblidhen më pak intensivisht, janë grupe pune të niveleve të ndryshme, janë grupe pune të cilat nganjëherë kërkojnë dërgimin e specialistëve nga qendra, herë të tjera mbulohen me punonjësit e përfaqësisë përhershme këtu. Pra është një situatë tejet e ngarkuar me punë por edhe me përgjegjësi sepse Shqipërisë i duhet të mbaj qëndrimet e saj në kuadrin e diskutimeve që zhvillohen për probleme nga më të ndryshme të cilat fillojnë nga Afganistani e mbarojnë tek Ballkani”.
Erisa Zykaj: “Që prej 9 muajsh Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe ajo bën pjesë në vendimmarrjen e aleancës atlantike. Kontributi i Shqipërisë është i vogël në këtë aleancë atlantike kaq të gjerë, por është i rëndësishëm për një vend të vogël siç është Shqipëria aq më tepër kur bëhet fjalë për operacione si ai i Afganistanit”.
Ilir Meta: “Tashmë kontingjenti shqiptar në Afganistan është rritur, ka shkuar në 280 trupa si pjesë e misionit ISAF. Së dyti e kemi ndërmarrë edhe shtimin me personel civil mjekësor, prej gati 20 vetësh mjekë dhe infermier. Po kështu kemi marrë përsipër edhe angazhime të tjera civile si rehabilitimi i disa shkollave apo ofrimi i të drejtave të studimit për 100 të rinj afgan. Njëkohësisht edhe do të shikojmë mundësitë për të ndihmuar edhe me donacionet të karakterit material ushtrinë afganet”.
Erisa Zykaj: “Ky moment është një moment i vështirë për NATO-n në Afganistan pasi gjërat nuk po shkojnë siç duhet. Është një lajm i mirë që Shqipëria po shtron kontributin e saj në Afganistan apo jo?
James Appathurai: “Kontributi i Shqipërisë është mese i mirëpritur. Mendoj se shqiptarët, kanadezët dhe shtet e tjera do të shohin së shpejti një moment të ri në Afganistan. SHBA-ve do të marrin së shpejti një vendim. Në Afganistan është krijuar një qeveri e re dhe kjo qeveri do të rrisë standardet për luftën kundër korrupsionit, po ashtu edhe Japonia ka ofruar 5 miliard dollarë për ndihmë. Mendoj se të gjithë ne do të shohim një moment të ri, një drejtim të ri në Afganistan. Në fund të fundit ushtarët nuk mund të ofrojnë zgjidhjen, ne mund të krijojmë hapësirën për rindërtim civil. Por si përfundim qytetarët afgan duhet të krijojnë besim në qeverinë e tyre. Ata duhet të besojnë qeverinë e tyre më shumë seç ata besojnë talebanët. Kjo do të thotë rindërtim civil, zhvillim dhe përmirësim të qeverisjes. Kështu që çfarëdo që Shqipëria mund të ofrojë në këtë drejtim ose ndonjë tjetër shtet është shumë e rëndësishme. Ne duhet të shtojmë përpjekjet tona për trajnimin dhe pajisjen e duhur të forcave afgane që ata të marrin në dorë sigurinë e tyre dhe ent ë qëndrojmë në prapavijë”.
Erisa Zykaj: “Shqipëria po shton kontingjentin e saj në Afganistan, ndërkohë që shtetet anëtare të NATO-s janë në një presion të madh nga opinioni i tyre publik për të reduktuar këto trupa. Një angazhim që Shqipëria kërkon të respektoj për të treguar siç thotë edhe ministri Meta që “shokët e mirë duken në ditë të vështira”.
Ilir Meta: “Pikërisht se është një moment delikat. Është një nga sfidat kryesore që diskutohet edhe në aleancë me të cilën aleanca përballohet, Shqipëria padyshim në këtë moment tregon dhe njëherë tjetër vendosmërinë e saj për të arritur suksesin e plotë aleanca në Afganistan. Sepse kjo është shumë e rëndësishme për kredibilitetin e aleancës ku ne jemi, kjo është shumë e rëndësishme edhe do të theksoja për paqen dhe për sigurinë globale. Kështu që pikërisht në një moment të vështirë Shqipëria nuk mund të tërhiqet përkundrazi do t’i japë kontributin e saj ashtu sikurse të mos harrojmë sa e vështirë ka qenë kur NATO ka ndërhyrë në çështjen e Kosovës për t’i dhënë fund gjenocidit. Të mos harrojmë se edhe atëherë kanë humbur jetën jo pak ushtarak, pilot e kështu me radhë. Pra kjo është një sfidë, është një detyrim dhe ne besojmë se aleanca do ta kalojë me sukses këtë provë të rëndësishme. Por .. që miqtë e mirë në ditë të vështira duken dhe jam i bindur që kjo shkon në përputhje me karakterin edhe të popullit tonë, dhe të kombit tonë”.
Erisa Zykaj: “Shembulli i fundit i vrasjes së 5 ushtarëve britanik nga 1 nga policët afgan që ata trajnonin, është një rast i dhimbshëm. Por NATO thotë që duke nisur nga ky moment kontrolli do të jetë shumë më i fortë dhe gjithsesi rasti i britanikëve mbetet një rast i izoluar”.
James Appathurai: “Parimi mbetet i njëjtë. Nëse ne do t’ia kalojmë përgjegjësinë e sigurisë në Afganistan forcave afgane dhe ne duhet të bëjmë këtë, e theksoj duhet ta bëjmë këtë në një moment të caktuar. Atëherë ne na duhet ti trajnojmë ata më shumë, kjo do të thotë të bëjmë partneritet me ta. Në këtë rast të vetëm e theksoj në këtë rast të vetëm nuk shkoj mirë, kështu që ne kemi nevojë nga njëra anë që të kontrollojmë cilët janë këta njerëz dhe ti mbikëqyrim ata. Por nga ana tjetër ne nuk mund ti bëjmë bisht përgjegjësisë tonë. Ne duhet ta bëjmë këtë, ky është vetëm një rast, por ne s’duhet të nxjerrim konkluzione strategjike nga kjo”.
Moment shumë i rëndësishëm i javës evolucioni i Shqipërisë në integrimin evropian. Ndërkohë që ministri Meta zhvillonte vizitat e tij në parlamentin evropian, asnjë nuk e dinte se pas orë më pak do të vinte më në fund një laj i shumëpritur nga pala shqiptare për aplikimin e Shqipërisë.
Gjatë paradites ishte eurodeputetja Doris Pack, që tërhoqi gjithë vëmendjen mediatike me deklaratën që ajo dha për Klan TV lidhur me rolin që duhet të luaj opozita shqiptare në parlamentin shqiptar.
Doris Pack: “Ne jemi të kënaqur pasi mund të themi që gjërat po shkojnë mirë. kemi një problem që opozita nuk është duke luajtur rolin e duhur. Unë mund të përsëris sërish apelin për socialistët që të kryejnë detyrën e tyre. Pasi votuesit që i akne zgjedhur i akne zgjedhur për të punuar në parlament. Ata nuk duhet të dëgjojnë dikë që nuk është anëtarë i parlamentit, që nuk është zgjedhur dhe që po luan lojën e tij personale. Zoti Rama po luan lojë personale, në vend që të përkujdeset për zgjedhjet në Shqipëri. Zgjedhjet kanë qenë korrekte, ne jemi njohur me raportin e ODIHR-it dhe mendoj se zoti Rama nuk mund të ketë më shumë njohuri në këtë aspekt. Unë mendoj se ai duhet të ndaloj pasi ai e bën për motive egoiste dhe kjo nuk është korrekte. Njerëzit nuk e meritojnë këtë qëndrim të opozitës. Në një demokraci ne na nevojitet një qeveri që funksionon dhe një opozitë që funksionon, dhe kjo mund të ndodh jo vetëm kur qeveria luan rolin e saj në parlament, por edhe kur opozita bën një gjë të tillë. Ka shumë vendime të rëndësishme që duhet të votohen në parlament si p.sh liberalizimi i vizave dhe për këtë duhet që opozita të votojë në favor. Nëse ata nuk duan që të ndihmojnë qytetarët shqiptar për heqjen e vizave, atëherë ata duhet ti thonë “ju lutem, ne ju kemi votuar, kështu që shkoni e punoni”.
Pasdite edhe komisionieri Olli Rehn, i bashkëngjitet qëndrimit të Parlamentit Evropian.
Olli Rehn: “Kur vjen fjala për përforcimin e konsensusit politik. Unë diskutova së bashku me zv/kryeministrin për të gjetur një zgjidhje lidhur me situatën politike në vend dhe bojkotin e opozitës. Ky shqetësim është ngritur dhe prej opozitës dhe unë i bëj thirrje opozitës që ti japë fund bojkotit në parlament pasi ky qëndrim nuk respekton standardet demokratike evropiane. Debatet demokratike duhet të zhvillohen në parlament”.
Ajo që ishte impresionuese, ishte përgjigja e komisionarit Olli Rehn, gjatë konferencës së shtypit për aplikimin e Shqipërisë. Asnjë nuk priste që duke u përgjigjur për Klan TV Rehn të thoshte hapur se këshilli i ministrave do të jepte përgjigjen për aplikimin e Shqipërisë në nëntor. Ai ishte i mirë informuar që paralelisht ambasadorët e përhershëm të BE po diskutonin për aplikimin e Shqipërisë dhe që ata do ta merrnin vendimin po atë ditë.
Olli Rehn: “Ajo që kam kuptuar unë është që shtetet anëtare kanë diskutuar këtë temë në nivelin e ambasadorëve të përhershëm dhe ka një shans të madh që diskutimet teknike për ti kërkuar KE-së për të përgatitur opinionin për Shqipërinë do të behet në takimin e ministrave të jashtëm në nëntor. Ka vërtetë shumë gjasa që kjo të ndodhë dhe unë e mirëpres pasi është vërtetë tashmë koha që kjo të ndodhë”.
Erisa Zykaj: “EuroKlan mbaron këtu këtë javë. Mirupafshim javën tjetër për ngjarje të reja mbi Evropën dhe Ballkanin”./tvklan.al
Gazetare: Erisa Zykaj