Liderët e 15 vendeve të Eurozonës, arritën marrëveshjen zyrtare për të nxjerrë ekonomitë nga kriza dhe për të parandaluar kolapsin e sistemit financiar ndërkombëtarë. Lajmin e ka bërë të ditur presidenti Nikolas Sarkozy në përfundim të samitit të Parisit në pallatin presidencial Elize.
Likuiditet për institucionet financiare, garantimin e kredive nëpërmjet bankave deri më 31 dhjetor të 2009-ës në mënyrë që të funksionojë sërish ky treg i ngrirë, rekapitalizim i bankave në krizë, reformim i legjislacionit. Këto ndër të tjera parashikon plani i miratuar në Paris, që nënvizon koordinim, impenim dhe bashkëpunim të vendeve të Eurozonës.
Presidenti francez Nikolas Sarkozy, sqarojë se qeveritë gjermane, franceze dhe italiane do të prezantojnë të hënën planet e tyre individuale konkrete në bazë të marrëveshjes. Ekonomia më e madhe europiane Gjermania pritet e para të paraqes nën planin me një vlerë nga 300 deri në 400 miliard euro për t’i ofruar bankave një kapital të freskët.
Një plan të ngjashëm prej 20 miliard eurosh do të paraqes edhe Portugalia. Presidenti i Francës Nikolas Sarkozy, tha se kriza këto dit ka hyr në atë fazë që kërkon një veprim të përbashkët duke mos dhënë detaje mbi kostën e planit, i cili është i ngjashëm me atë të Britanisë së Madhe me anë të së cilit shteti garanton depozitat e blera në aksionet bankare.
Propozimi i shumëpritur do të paraqitet në Samitin e BE këtë javë për të marrë vulën zyrtare. Ekspertët parashikojnë se retë e zeza mbi bursat europiane do të ikin duke shënuar 1 javë pozitive dhe me qiell të kaltër për tregjet financiare./tvklan.al
Gazetare: Urita Dokle