Kush do t’i japë 7 milionë euro Marseille do të marrë Lorik Canën. Kjo është kërkesa e fundit e klubit francez ku shqiptari Cana është ende kapiten, por duket se në garë për të blerë mesfushorin janë vetëm dy klubet angleze Everton dhe Liverpool.

Pista e Hamburgut nuk është më, edhe për faktin se në Gjermani e njohin pak futbollistin shqiptar

Vetë trajneri i Marseille, Didier Dechamps, ka pranuar se sa i përket transferimit tek Hamburg ka patur probleme dhe bisedimet nuk do të vazhdojnë më.

Cana pret të largohet dhe klubi i Marseille ka blerë një futbollist tjetër të rolit të tij për ta zëvendësuar.

Nga ana tjetër Xavi Alonso i Liverpool, i cili ka rol dhe karakter shumë të ngjashëm me Canën, pritet të shkojë tek Real. Një mundësi për shqiptarin të gjejë vendin te Liverpool.

Së fundmi mediat franceze bëjnë të ditur se në gjurmët e 25-vjeçarit të kombëtares shqiptare janë edhe klube turke./tvklan.al