Lajme Arkiva 2003
Vajza: Ndonjëherë unë dal, por vëllezërit nuk dalin. Do doja që ata të na linin të lirë se ne nuk i njohim ata që na kanë futur në gjak.
Familja Luca nga Shoshi i Dukagjinit kanë zbritur në një nga zonat periferike të Tiranës jo për një jetë më të mirë por për ti shpëtuar gjakmarrjes me fisin hasëm. 30 meshkuj të këtij fisi janë arratisur nëpër botë për ti shpëtuar një gjakmarrjeje që nisi me një grindje dhe vrasje në vitin ’97 në një nga lokalet e Shkodrës.
Ai që vrau nga fisi Luca u vra nga familja e viktimës 30 ditë pas ngjarjes, por gjaku nuk mbaroi këtu. Hasmi çon fjalë për tu ngujuar. Prej 6 vitesh Gjergji dhe dy djemtë Pjetri dhe Pëllumbi nuk dalin prej shtëpisë ndërsa gruaja e tij Lula me vajzat Mara, Tonia dhe Liza, jetojnë me brengat që i shkakton frika e vdekjes dhe skamja që shoqëron ngujimin./tvklan.al