Arrestimi i ish-deputetit të Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbjas dhe akuzat e SPAK ndaj tij janë tema e mrbëmjes në emisionin “Opinion” në Tv Klan. Duke iu kthyer fillimeve të karrierës së Çyrbjas, gazetari Arbër Hitaj shpjegoi se gjithçka nis nga historia familjare.
Sipas Hitajt, familja Çyrbja ishte ndër të paktat në Shijak që përkrahte Partinë Socialiste. Fillimisht ishin një familje e thjeshtë që kishte një restorant derisa Çyrbja u bë drejtor i kadastrës Durrës.
Arbër Hitaj: Unë kam komunikuar sot me kolegët tanë në Durrës dhe i kam pyetur çfarë do të thotë për Partinë Socialiste Jurgis Çyrbja, si ka shkuar atje?
Blendi Fevziu: Si është ngjitur në hierarkinë e PS, po.
Arbër Hitaj: Familja Çyrbja mesa kam marrë vesh, është ndër të pakta në Shijak që edhe në vitet ‘90 ka qenë e majtë, ka qenë e rreshtuar majtas, pra ka pasur një historik në Partinë Socialiste dhe deri te pjesa që çfarë më kanë komunikuar kolegët e Durrësit që kanë një historik…
Blendi Fevziu: Çfarë moshe ka Çyrbja?
Arbër Hitaj: Diku te 44-45. Deri te periudha që u bë drejtor i kadastrës, kanë qenë një familje e thjeshtë, kishin një restorant në Shijak.
Hitaj shtoi se kadastra e Durrësit është edhe një nga më të rëndësishmet.
Arbër Hitaj: Futja e tij në PS ka qenë kjo në fillim. Pastaj në krye të kadastrës mos të harrojmë edhe një gjë, kadastra e Durrësit është një nga kadastrat më të rëndësishmet sepse është një nga zonat me më shumë prona, grupet kriminale, janë rrahur edhe investitorët e huaj. Probleme me kadastrën kemi pasur në Vlorë, Vlora ka qenë skandal, pra është një situatë që shtrihet shumë në kohë, por fillimi i karrierës së Çyrbjas ka qenë familjare./tvklan.al