Lajme Arkiva 2003

Ende i lirë vrasësi i Gani Malushit dhe Gjovalin Ndreut. Policia nuk ka arritur ende të bjerë në gjurmët e Agim Pepës. Megjithëse fotografia e tij është shpallur bashkë me një shpërblim  prej 20 milionë lekësh të vjetra për secilin që jep një informacion mbi vendodhjen e tij.

Deri më tani në drejtorinë e policisë së Durrësit nuk ka ardhur asnjë informacion të saktë. Ka pasur mjaft sinjale të cilat rezultojnë jo mjaft të sakta, madje shpesh të qëllimshme që kanë çuar policinë disa herë në drejtime të gabuara. Me gjakftohtësi duket se nëna e tij dhe pjesa tjetër e familjes shfajësojnë vrasjen e dy personave.

 Nëna e Agim Pepës: Më ka Garantuar shteti ta dorëzoj djalin dhe do e kem shëndosh e mirë në burg. I kam thënë avokatit të flas të qetësohet gjendja. Mua më ka ardhur keq se vdiq Gani Malushi. Nuk më erdhi keq për atë tjetrin se ka marr hakun e babait të vet. Na ka ardhur keq si familje për Malushin, shumë keq sepse e ka marrë plumbin padashje.

Gazetarja: Kur e keni parë djalin për herë të fundit?

Nëna e Agim Pepës: Dy ditë para se të ndodhte ngjarja.

Gazetarja: Dy ditë nuk kishte ardhur në shtëpi?

Nëna e Agim Pepës: Jo.

Gazetarja: Ju dinit ku ndodhej dhe me kë?

Nëna e Agim Pepës: Jo, jo nuk dinim asgjë. Unë si nënë kam kërkuar të gjitha veset e Mirditës. I kam kërkuar me vëllain e gruas së vet 16 vjeçare, i kam kërkuar që hakun ta gjejë. Ama i kam thënë të lutem djali im të vish e të dorëzohesh në shtet.

Agimi dhe vëllai i tij Artani kanë qenë edhe më parë në qeli dhe kanë arritur të lirohen nga akuzat, ndërsa 2 vëllezërit e tjerë janë në burg njëri në Shqipëri e tjetri në Itali.

Gazetarja: Pas vrasjes së babait, ju si katër vëllezër kishit biseduar bashkë  nëse do të merrnit apo do të falnit gjakun, apo ku do ta merrni?

Vëllai i Agim Pepës: Nuk kemi biseduar se nuk jemi mbledhur të katër bashke. Njëri ka qenë në Itali, tjetri në Belgjikë, unë kam qenë në burg. Tjetri në burg. Nuk kemi biseduar ndonjëherë bashkë. Për Gimin kam dy ditë para vrasjes që se kam takuar. Gimi  nuk na ka thënë asgjë, nuk na tha se ku do të shkonte. Ai ishte më i madhi në shtëpi, ai e dinte.

Motra e Agim Pepës: S’më ka thënë asnjë gjë.

Gazetarja: E keni takuar tani, keni mundur ta kontaktoni?

Motra e Agim Pepës: Nëna e ka kërkuar gjithandej që të dorëzohet në polici, se do të jetë shumë i sigurt. I bëj thirrje vëllait tim, i lutem shumë që të dorëzohet në polici.

Gazetarja: Është folur në shtyp, përfaqësues nga gjykata kanë thënë se ai është akuzuar më parë si vrasës i gruas së parë.

Familja juaj para se t’ju martonte me këtë burrë, kishte pyetur, ishte interesuar, si është bërë martesa juaj? Ju kishit frikë nga ky njeri?

Gruaja e Agim Pepës: Jo nuk kisha frikë.

Gazetarja: Flitej që ishte i dhunshëm, kishte vrarë.

Gruaja e Agim Pepës: Jo Jo nuk kam dëgjuar asnjëherë, është njeri si gjithë të tjerët dhe ma dha babai.

Të gjithë pohojnë se nuk e kanë parë Agim Pepën që para vrasjes. Të dëshpëruar blutë presin të bien në gjurmët e vrasësit. Jashtë apo brenda vendit dhe deri atëherë krimi vazhdon të sfidojë./tvklan.al