Turi i republikanëve është ndalur kësaj here në Rrogozhinë. Kryetari i PR-së, Fatmir Mediu sqaroi se në këtë mandat është bërë më e mira e mundshme për të ndryshuar Shqipërinë, kjo sipas tij u arrit me mbështetjes së votuesve.
Fatmir Mediu: “Theksoj se puna dhe vetëm puna ndershmëria në punë dhe nëpërmjet punës është rruga për ndërtimin e ekonomisë tonë familjare. Se ne jemi popull vital, jemi popull që e duam jetën e të ardhmen e fëmijëve tanë. Por veçse kemi një detyrim shumë të madh karshi prindërit tanë, për ata që na dhanë jetën për ata që kanë bërë të pamundurën në mënyrë që ne të arsimohemi e të edukohemi, të ndërtojmë familjet tona. Prandaj nëpërmjet rritjes së pensioneve të tyre, por edhe sidomos nëpërmjet dashurisë për ta. Ne duhet që të ndërtojmë të ardhmen tonë.”
Fatmir Mediu u kërkoi edhe njëherë besimin votuesve për të kurorëzuar ëndrrën e shqiptarëve për të qenë të barabartë me qytetarët europianë./tvklan.al
Gazetar: Endrit Sauku