Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Fatmir Mediu, kryetar i PR:- “Shpresoj se do të ketë ndryshime në lëvizjet e ardhshme politike në partitë dhe kjo do të krijoj mundësi për kooperime të reja politike për mendimin tim. Megjithatë gjithmonë ngelet që shqiptarët kanë nevojë për një politikë të re dhe kjo politikë e re mund të krijohet nëpërmjet organizimeve të reja politike siç e quani ju një grupim të tretë, por njëkohësisht mund të krijohet nëpërmjet oportunitetit që mund të jap koha për kooperimin ndërmjet politikës shqiptare. Ne si E Djathtë e Bashkuar Shqiptare jemi pikërisht në këtë përpjekje për të krijuar një kënd tjetër të politikës shqiptare”./tvklan.al