Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Fatmir Mediu, kryetar i PR:- “Përpara takimit të miqve të Shqipërisë që do të zhillohet me drejtimin e OSBE-së, që u morë edhe mendimi i Partisë Republikane për zhvillimet politike në vend, natyrisht për zhvillimet e institucioneve, për dobësinë e tyre për raportet me institucionet, funksionimi midis pozitës dhe opozitës dhe sidomos raportet për problemet e Kushtetutës dhe zbatimit të ligjit në shqipëri. Problem më i ndjeshëm i cili mori kohën më të gjatë të diskutimit ishte problemi i procesit elektoral sidomos problem i KQZ dhe problem i kodit elektoral.

Përsa i përket KQZ unë shpreha edhe njëherë pozicionin e PR dhe të gjithë opozitës të dokumentuar tashmë edhe me inisiativa konkrete për manipulimin që ka bërë presidenti i Republikës, të vërtetuar nga qëndrimi i ish-kryeministrit Majko, i cili tha që ky komision në mënyrën se si është kompozuar kjo natyrisht sjell një përplasje të madhe dhe së fundmi me pretendimin e kryetarit të PS zotit Nano, i cili bëri thirrje njerëzve politik në këtë komision që të largoheshin. Pra tregon fare qartë që shqetësimi i opozitës është një shqetsim konkret, i cili është shqetësim tashmë edhe i OSBE-së dhe gjithë faktorit ndërkombëtar dhe një tendencë për të gjetur zgjidhje ndërmjet forcave politike, në mënyrë që të ketë një proces electoral normal. Mendoj se kemi të njëjtin sens me përfaqësuesit e OSBE-së dhe ata diplomatikë gjetjen e një zgjidhje me consensus për procesin electoral, për KQZ dhe njëkohësisht edhe për gjithë ligjin elektoral”./tvklan.al