Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka qenë në Shkodër, ku ka prezantuar edhe kandidatët për deputetë. Mediu gjatë këtij takimi ka përmendur edhe anëtarësimin në NATO si një ëndërr që u bë realitet.

Fatmir Mediu: “Nuk është dhuratë motra dhe vëllezër, por është angazhim, përkushtim karshi shqiptarëve, karshi fëmijëve tanë, karshi familjeve tona, karshi kombit tonë. Me këtë dëshirë, me këtë përgjegjësi, me këtë detyrim punuam 4 vite. Punuam çdo orë, çdo ditë, çdo javë, çdo muaj dhe çdo vit të bindur se shqiptarët kishin një qëllim dhe një ëndërr. Të bindur se bashkë me ta mund ta realizonim këtë qëllim dhe ëndërr të madhe shqiptare, anëtarësimin e Shqipërisë në NATO.”

Fatmir Mediu u kërkoi shqiptarëve që me votën e tyre të ndihmonin hyrjen e vendit në BE. Ndërsa premtoi vijimin  e reformave dhe zhvillimin e ekonomisë. Në Shkodër një nga kandidatët është nënkryetari i republikanëve, Neritan Alibali./tvklan.al

Gazetar: Endrit Sauku