Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu gjatë turit të tij elektoral u ndal në Divjakë. Në takimin me banorët e kësaj zone, kryrepublikani u shpreh se projekti dhe angazhimi i koalicionit të djathtë gjatë mandatit të dytë qeverisës do të bëjë të mundur anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Fatmir Mediu: “Ka ardhur koha që ne të shikojmë me realizëm atë që kemi bërë, por me përgjegjësi shumë të madhe dhe atë që duhet të bëjmë. Në qoftë se në 4 vjet anëtarësuam Shqipërinë në NATO, Në qoftë se në 4 vjet kthyem besimin e Bashkimit Evropian që jemi vend dinjitoz për tu bërë anëtar i Bashkimit Evropian. Në qoftë se 4 vjet investuam mbi 80% të buxhetit për infrastrukturë, në qoftë se kthyem besimin tek shqiptarët dhe investitorët e huaj, kemi akoma dhe më shuam por të bërë. Sepse kemi detyrimin për qytetarët tanë për të vazhduar përpara.”
Sipas Mediut duke votuar republikanët e ardhmja evropiane është e sigurt. Ne do të bëjmë çdo gjë në mënyrë që shqiptarët të kenë një jetë përherë e më të mirë pasi ky është detyrimi ynë para tyre vijoi Mediu. Kreu Republikan u ndal dhe tek çështja e pronës duke ritheksuar dhe një herë qëndrimin e Republikanëve në favor të pronarëve duke e cilësuar këtë çështje si pararendëse drejt Bashkimit Europian./tvklan.al