Me rastin e 20-vjetorit të emisionit “Opinion” në Tv Klan, Ish-Kryeministri Fatos Nano është rikthyer në një intervistë televizive.
Nano ka folur për periudhën kur drejtonte Partinë Socialiste, ndërsa ka thënë se intervista më e vështirë e tij ka qenë ajo e 18 tetorit të vitit 2001, ku flet për divorcin nga gruaja e parë Rexhina.
Blendi Fevziu: Është e vështirë të jesh i pari?
Fatos Nano:
Pyetja doli me shumë kuptim. Është e vështirë të jesh i pari. Për të mos folur për një filozofi popullore, që kur fshatarët e periudhës së luftës i përcillnin djemtë partizanë, ju thoshin “b
ir mos rri në krye se ha ndonjë plumb qorr, por mos rri në fund se mos të kapin rob”.
Kështu që i pari në të gjithë aspektin që ju e përmendët nuk ka të bëjë vetëm me radhët e shfaqjes. Do thosha dhe me problemet dhe me fenomenet.
Blendi Fevziu: Ju keni marrë disa vendime që duken të çuditshme sot. Koalicioni në ’97 kur kishit vota me tepricë, një ndarje pushteti, model deri diku liberal në vitin 2000-2001.
Fatos Nano:
Është e vështirë të jesh i pari sidomos në Shqipëri
sepse politikanët shqiptarë dolën nga një periudhë e gjatë komunizmi dhe mesa duket në mendjet dominante të klasës politike vazhdonin të ishin të pranishme konceptet e luftës së ftohtë, bardh e zi. Cilido që është përballë që kërkon pushtetin për të cilin po luftoj vet, është armik.
Nga kjo pikëpamje pjesa më e madhe kanë qenë shumë kondicionalë. Unë nuk isha përgjithësisht kondicional dhe mesa duket mënyra e vecantë në të cilën i kam shkruar gjërat, nuk është gëlltitur nga mjedisi i madh i politikës post-komuniste.
Intervista më e vështirë dhe më e arrirë ka qenë ajo e 18 tetorit 2001 në prag të katarsisit.
Blendi Fevziu: Ishte një gjest në atë kohë që mori shumë vëmendje. Të ndaheshe nga gruaja, të deklaroje një lidhje tjetër live, pothuajse nuk kishte ndodhur, nuk ndodh akoma, po atëherë ishte një lloj risie. Si e more vendimin?
Fatos Nano: Mora një vendim që erdhi natyrishëm, për fat të keq nga konsumimi i martesës së parë dhe që për fat të mirë më në fund i kemi dhënë një zgjidhje që na lejon të marrim frymë lirisht. Kemi dy familje, por që komunikojmë”,
tha Nano.
Ndër të tjera, Nano ka vlerësuar edhe përballjen televizive me ish-Kryeministrin Sali Berisha.
“Debati me Berishën meriton të gjithë vlerësimin si një emision, por për herë të parë një takim publik i dy drejtuesve të kampeve politike në Shqipëri”
, theksoi ish-Kryeministri.