Lajme Arkiva 2003
Kryetari i Partisë Socialiste Fatos Nano është takuar për të fundit herë gjatë kësaj fushate elektorale me simpatizantët socialist të Durrësit.
Ne shëruam zemrat nga përçarja politike që mbolli Berisha u shpreh kryeministri Nano, ndërsa kërkonte votat për kandidatin socialiste Lefter Koka.
Fatos Nano: Ne e dimë që ka edhe ndonjë socialist që ka abuzuar me mandatin dhe detyrën që bashkërisht i kemi besuar, por ne i kemi denoncuar vetë ata. Asnjë socialist nuk ka vjedhur shpresën e durrsakëve dhe të shqiptarëve siç bëri regjimi i shëmtuar i Sali Berishës. Opozita është përpjekur të përdhosë procesin zgjedhor me shpifje. Vota e lirë është parakusht i çdo institucioni, i kushtetutës dhe ligjeve. Ne jemi gati të lëshojmë pushtetin për të bërë shtetin u shpreh kryeministri. Shefi i qeverisë lëshoi nga Durrësi mesazhin që të gjithë qytetarët të votojnë në datën 12 Tetor.
Pas përshëndetjes së kryeministrit Nano në Durrës është zhvilluar një koncert me rastin e përmbylljes së mitingut elektoral./tvklan.al