Lajme Arkiva 2003

Sërish në shoqërinë e bashkëshortes së tij kryeministri Nano ka qenë dje pasdite në qytetin e Peshkopisë ku ka prezantuar përpara elektoratit dibran kandidatët socialistë për bashkitë dhe komunat e këtij rrethi. Kryetari i mazhorancës ka bërë përpara socialistëve dibran bilancet e arritjeve dhe investimeve të realizuara gjatë mandatit qeverisës të partisë së tij.

Fatos Nano: Pas 6 vjetëve në qeverisjen qendrore dhe tre vitesh në drejtimin e shumicës së komunave dha bashkive të Shqipërisë, ne mazhoranca socialiste dhe progresiste vijmë përball jush me objektiva themelore të plotësuara. Ndihemi veçanërisht të motivuar se ashtu siç do komunë dhe bashki të Dibrës edhe në mbarë vendin nuk maten më treguesit dhe nevojat e njerëzve dhe të zhvillimit. Me çfarë trashëguam nga regjimi i varfërisë dhe i korrupsionit të Berishës , por maten me standardet e Evropës që po hyn në të gjithë jetën e vendit të institucioneve, të sipërmarrjes dhe të familjeve shqiptare.

“Ne kërkojmë me çdo kusht votën tuaj për të mos lënë që programet tona të zhvillimit dhe të integrimit të ndërpriten nga aventurierët e Berishës”, tha Nano.

Fatos Nano: Prandaj duam që këtë mision zhvillues dhe shërues ta shtrijmë për të gjithë shtetasit e republikës së Shqipërisë. Sepse ne dimë të mos i ndajmë njerëzit në të mirë dhe të këqij, në tanët dhe të kundërshtarit, dimë të mos i diskriminojmë njerëzit sipas bindjeve politike apo përkatësive krahinore apo fetare, ne dimë t’ju japim të gjithë qytetarëve dhe fshatarëve në bashki dhe në komuna, në veri dhe në jug të njëjtat shanse për zhvillim dhe mirëqeni, të njëjtën mbrojtje ligjore përball sipërmarrjes private dhe shtetit demokratik./tvklan.al