Gjendja shëndetësore e reperit Fedez nuk është e mirë. Mediat e shtetit fqinj shkruajnë se artisti italian është shtruar në spital megjithëse një lajm i tillë ende nuk është i konfirmuar.
Ekipi që punon pranë këngëtari thotë se për shkak të problemeve me shëndetin është vendosur të anulohej pjesmarrje në një program të ri televziv të organizuar nga Alessandro Cattelan në Rai2, i cili ishte planifikuar të niste më 20 Maj.
Disa media flasin për probleme me stomakun edhe pse për momentin është një informacion i cili ende nuk është i konfirmuar.
Lajmi për problemet shëndetësore me të cilat përballë reperi vjen teksa vëmendja për të është shumë e lartë. Ai u bë kryefjala e mediave italiane pas një konfrontimi fizik me trajnerin e tij personal.
Klan News