Rrugët, parqet, lulishtet dhe sheshet kryesore të Tiranës ishin të mbushura me fëmijë dhe nënat e tyre këtë të dielë. Kjo pasi qeveria vendosi që deri në orën 11:00, ata të kenë mundësi të dalin jashtë shtëpisë.

“Nesër gratë dhe fëmijët deri në 10 vjeç mund të dalin lirisht deri në orën 11:00. Ne burrat punë shtëpie dhe kontribut në gatim mundësisht”, njoftonte një ditë më parë kryeministri Edi Rama.

Siç duket edhe nga pamjet, duket se fëmijët e kanë shijuar në maksimum kohën e liri-daljes falë edhe kohës shumë të mirë me diell. I njëjti vendim u mor edhe një javë më parë.

Kujtojmë që të shtunën ishte radha e pensionistëve për të dalë nga shtëpia, ndërsa të gjithë të tjerët duhet të qëndrojnë brenda deri të hënën./tvklan.al