Maldive, Porto Rico, Madagaskar, Gamaica, Australi, janë disa nga vendet ku plazhet gjatë natës xixëllojnë, ose si quhet ndryshe mund të hasësh fenomenin e bioluminishencës detare. Kjo është aftësia e disa organizmave të lëshojnë dritë dhe që papritur ndezin detin me ngjyra në blu, argjend e në të artë. Një spektakël i jashtëzakonshëm që vetëm natyra di të krijojë, me yje në qiell e në oqean. Është i njëjti fenomen që e hasim tek xixëllonjat, dhe ndodh nëpërmjet reaksioneve që transformojnë energjinë kimike në energji të ndritshme.

Fenomeni njihet dhe është hasur dhe është përmendur edhe nga Aristoteli, natyrisht pa shpjegime shkencore, të cilat mbërritën shumë shekuj më pas nga studiuesi Robert Boyle. Por vetëm në vitet 1900 komuniteti arriti të zbulojë shkaqet, mekanizmat dhe te identifikojë gjallesa me këtë aftësi.

Komuniteti shkencor vitet e fundit ka arritur të zbulojë karakteristikat dhe të shpjegojë që kjo ka ndodhur për shkaqe evolucioni. Janë qindra e qindra specie që janë ndriçuese dhe bioluminishenca është shfaqur për herë te parë në planetin tonë rreth 540 mln vite më parë.

Po përse këto gjallesa ndriçojnë? Janë mekanizma për avantazhe evolucioni, pra për mbijetesë, e mbi te gjitha për riprodhim, pra meshkujt ndriçojnë për të tërhequr femrat, por edhe për të shpëtuar nga gjahtarët, për mietizim, apo edhe për ushqim.

Pas viteve 2022 nisën kërkimet me të zgjeruara edhe mbi një klasë të veçantë koralesh, ku përfshihen rreth 3000 specie, të gjitha bioluminishente.

Gjithashtu edhe krijesat detare xhelatinoze, ku përfshihen meduzat, kandilet e te tjera, kanë të gjitha aftësinë te lëshojnë dritë, përveç ngjyrave spektakolare dhe formave nga më të ndryshme që kanë.

Një nga më të bukurat e interesantet ndër këto gjallesa janë “Engjëjt e Detit|.

“Engjëjt” zbukurojnë edhe ujërat. Krijesat e panumërta që popullojnë oqeanet janë të shumëllojshme dhe shpesh zbulohen të reja në zona të paeksploruara nga njeriu për shkaqe nga më të ndryshmet. Një ndër to është “Engjëlli i Detit”, me emër shkencor Clione Limacina, molusk pa guackë dhe që pamja e bukur që ngjan me atë të engjëjve. Transparent, i lehtë, delikat e plot hijeshi, kjo krijesë e bukur është rreth 2.5-4 centimetra dhe habitat natyral ka ujërat e ftohtë të Evropës Veriore, Arktik, gjendet edhe në Oqeanin Paqësor dhe në pjesën veriore të Atlantikut. Por kohët e fundit është gjetur të notojë edhe në ujërat e Detit Adriatik, në afërsi të brigjeve të Kroacisë.

Sipas shkencëtarëve, ndryshimet klimatike kanë ndikuar në ekosisteme, duke ndryshuar habitatet e shumë kafshëve dhe duke shkaktuar një emgrim te pazakontë.

“Engjët detarë” zakonisht jetojnë dhe lëvizin në grupe, prej të paktën 300 individësh. Nuk është e qartë kjo sjellje, por mendohet se shkaqet qëndrojnë pas riprodhimit. Në shumim kanë një tjetër karakteristike, janë hermafroditë, pra, mjafton që dy individë të bashkohen, dhe pas fekondimit, brenda 24 orësh lëshojnë vezët, që menjëherë ngjiten në sipërfaqen e ujit ku ushqehen me mikrogjallesa.

Dhe në sipërfaqet e deteve, gjallesat që ndriçojnë më shumë më ngjyra fosforishente në formë masive janë kolonitet e planktonet, gjallesa shumë të vogla që shtyhen nga rrymat dhe valët e detit.

Klan News