Procesi i pajisjes se qytetareve me karta identiteti po ecën normalisht madje me ritme shume te shpejta.

Zv/Ministri i Brendshëm, Ferdinand Poni, ka bere këtë deklaratë duke iu referuar shifrave te një dite me pare, ku janë regjistruar rreth 15 mije aplikime.

Numri total i tyre arrin ne 1 milion e 100 mije, ndërsa numri i kartave te prodhuara është 948 mije. Ne kategorinë e personave pa pasaporte, janë pajisur rreth 450 mije shtetas.

Ferdinand Pone: “Kanë aplikuar shtetas apo votues pa pasaportë deri dje. Ne presim të jenë mbi 450 mijë, dhe të gjitha herët llogaritjet tona apo pritshmëritë për shkak të llogaritjeve kanë dalë super të sakta. Në asnjë vend deklarata, ajo lexohet vetë, nuk thotë që ODHIR-i shpreh shqetësimin, por ODHIR-i shkruan dhe ashtu duhet të shkruajë çdo raport që ka dëgjuar nga partia apo partitë, dikush dmth që thotë këtë shqetësim. Nuk mund të kenë kartë nëse nuk shkojnë të aplikojnë, nuk mund të kenë kartë ata që s’janë asnjëherë në Shqipëri.”

Ne pajisjen me karta te personave pa pasaporte, bëjnë pjese edhe emigrante qe jetojnë pa dokumentacionin e nevojshëm ne vende te ndryshme te Bashkimit Evropian.

Dhe sipas ministrit Poni, ky numër është 730 mije persona pa pasaporte, i cili është një numër shumë i konsiderueshëm.

Po kështu, zoti Poni ka komentuar edhe pretendimet e opozitës për mundësinë e falsifikimit te kartave.

Ferdinand Pone: “Kartat tona janë brezi i fundit i teknologjisë evropiane, kartat dhe pasaportat dhe më duhet të them që teorikisht dhe praktikisht është thuajse e pamundur që dhe dikush ta mendojë që ta bëjë atë, por ne prodhojmë dokumentet më të sigurta ose nga më të sigurtat në Evropë. Kjo ishte shakaja e radhës lidhur me dokumentet, por unë do të thosha një atentat i vogël që i bëhet Shqipërisë drejt lëvizjes evropiane.”

Deri me tani janë shpërndarë gjithsej 569 mije karta. Mbi 300 mije karta janë stok pasi qytetaret nuk i kane tërhequr dhe ky mbetet një problem me vete.

Ndaj Ministria e Brendshme serish u ka drejtuar një thirrje qytetareve qe t’i tërheqin këto karta pranë zyrave te shpërndarjes./tvklan.al

Gazetare: Anduena Llabani