Lajme Arkiva 2003

Ferdinand Xhaferri nënkryetari i Partisë Demokrate të Reformuar kërkon dorëheqjen e Ministrit të Rendit Luan Rama. Pas një sërë vrasjes të punonjësve të policisë brenda këtyre ditëve, dorëheqja e Ramës është lëvizja e vetme që mund të bëjë Ministria e Rendit shprehet Xhaferri.

Ferdinand Xhaferri: Zoti Rama duhet të jap dorëheqjen sepse krimi është bërë arrogant, krimi nuk do t’ia dijë për shtetin, krimi e ekzekuton policinë në derën e saj. Partia Demokrate e Re thekson se Ministria e Rendit është minimumi për të dhënë shenja se shteti ka filluar të bëhet i moralshëm në luftën kundër krimit./tvklan.al