Me rastin e festave të fundvitit, Policia e Shtetit ka kaluar në gatishmëri të përforcuar, me qëllim ruajtjen e rendit dhe sigurisë.
Agron Çeli, drejtor për Rendin në Policinë e Shtetit, tha për Klan News se plani i masave ka si qëllim krijimin e një mjedisi të sigurt për qytetarët, emigrantët që rikthehen në atdhe dhe turistët.
Sipas drejtorit të rendit, prej datës 24 Dhjetor është shtuar numri i efektivëve të policisë rrugore për shkak të ngarkesës së madhe në qarkullim.
Sa i takon lëndëve piroteknike, Çeli thotë se mbeten problematike pasi shiten dhe përdoren nga persona të pa certifikuar.
Sipas Policisë së Shtetit, përveç prezencës pranë shesheve apo vendeve që do mbahen festime, ka shtuar efektivë edhe pranë bankave, zyrave të këmbimit valutor, tregjeve dhe objekteve të tjera, ku administrohen vlera monetare dhe materiale.
Klan News