Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Ende vazhdon atmosfera festive para selisë qendrore të Partisë Socialiste. Sapo kanë marrë rezultatet e para të fitores në pjesën më të madhe të komunave dhe bashkisë, simpatizantët socialistë kanë shpërthyer në brohoritje. Sipas të dhënave të paraqitura nga numri 2 i PS, Gramoz Ruçi, kjo parti ka fituar në bashkitë e Beratit, Delvinës, Durrësit, Elbasanit, Fierit, Gjirokastrës, Kolonjës, Librazhdit, Kuçovës, Përmetit, Skraparit, Tepelenës, Rrogozhinës, si dhe në bashkitë e veriut, Malësi e Madhe, Mat dhe Lezhë.

Ndërkohë në Tiranë, sipas Gramoz Ruçit, Edi Rama ka fituar në 80 qendra votimi, ndërsa Besnik Mustafaji në 10 qendrat e votimit.

Gramoz Ruçi:- “Mund të konfirmojë që është fituar bashkia e Beratit, e Delvinës, tre bashki në Durrës, tre bashki të Elbasanit, dy bashkitë e Fierit, bashkia e Gjirokastrës, e Kolonjës, e Librazhdit, e Malësisë së Madhe, e Matit, e Kuçovës, e Përmetit, dy të Skraparit, e Tepelenës, e Rrogozhinës. Po vazhdojnë rezultatet, janë shumë optimiste rezultatet në 90 qendra të përfunduar deri tani, kandidati jonë ka fituar thellë në 80 qendra në Tiranë, kandidati kundërshtar ka fituar vetëm 10 me rezultat shumë të ngushtë. Pra ecën drejt fitores pa diskutim Tirana. Të njëjtën gjë do të konfirmoja dhe për komunat, që kemi fituar deri tani 150 prej tyre”./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame