Në fushë i kushtoi dy ndeshje mungesë, por Merih Demiral do mbahet mend gjatë në Turqi. Festimi i diskutueshëm i ‘përshëndetjes së ujkut’ në Europianin e 2024 i është kushtuar një statujë.
Vepra portretizon lojtarin me fanellën e ekipit kombëtar ndërsa bën me dorë simbolin e lidhur me grupet ultranacionaliste turke. Statuja ndodhet në qytetin perëndimor turk të Bolu.
Përshëndetja e ujkut zakonisht shpreh përkatësinë ose simpatinë me lëvizjen ekstremiste turke të krahut të djathtë. Mbrojtësi Demiral bëri gjestin në fitoren e vulosur prej tij me dy gola kundër Austrisë në fazën e grupeve të Kampionatit Europian.
Pezullimi me dy ndeshje bëri që futbollisti të mungonte për sfidën çerekfinale të kompeticionit kundër Holandës. 26-vjeçari ka shënuar 4 gola në 49 paraqitjet e tij për tu kthyer në një futbollist kyç për kombëtaren turke.
Klan News