Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri ka prezantuar prefektin e ri të Fierit, Baki Balën, një kolonel në rezervë.

Duke e vlerësuar si një kuadër me shumë përvojë,  Gjiknuri shprehu bindjen se prefekti Bala do të ushtrojë detyrat më së miri. Fieri një ndër qarqet me potencialin më të madh në vend pas Tiranës, tha Gjiknuri, ndaj posti i prefektit është përgjegjësi, por edhe privilegj.  Ai shtoi se Qeveria e sheh prefekturën jo thjesht si hallkë lidhëse, por si institucion që jep zgjidhje për problematikat vendore./ABCNews