FIFA i ka dhënë fund pretendimeve të klubeve për të mos lejuar lojtarët e tyre që t’i bashkohen kombëtare të futbollit në lojërave Pekin 2008, vendimi është marrë nga gjykatësi i vetëm i komisionit të statutit të futbollistëve, tuniziani Slim Alou.

Deklarata e shpërndarë nga FIFA, sanksionon si detyrim të ekipeve lejimin e çdo lojtari nën moshën 23 vjeç të aktivizohet me përfaqësuesen e vendit të tij në Olimpiadë. Argumenti i FIFA-s mbështetet te një vendim i marrë në kongresin e vitit 1988, ky urdhër organizmi botëror të futbollit ka hedhur poshtë kërkesat e Shalke, Vertherbrem në Gjermani dhe Barcelonës në Spanjë për të mbajtur pranë veçanërisht brazilianin Digo dhe argjentinasin Messi.

Vetë futbollistët kishin shprehur gatishmërinë për të ju bashkuar kombëtares Olimpike të vendit të tyre. Turneu i futbollit në olimpiadë do të zhvillohet në Pekin dhe disa qytete të tjera kineze nga data 6 deri më 23 gusht./tvklan.al

Gazetar: Endrit Sauku

Montazh: Renis Zela