Lajme Arkiva 2003

Barrën e kësaj çante ju duhet ta mbajnë deri në fund të vitit. Të vegjlit që sivjet shpëtuan nga blerja e librave, detyrohen ti paguajnë ato në fund të vitit nëse dëmtohen.

Ministria e Arsimit e cila mori përsipër shpërndarjen falas të librit shkollor, në kopertinë të saj kujton se libri duhet mirëmbajtur pasi dorëzimi i tij brezit të ardhshëm u kushto shumëfish prindërve.

Duke njohur natyrën e fëmijëve të tyre, ata nuk i quajnë dhuratë këto libra.

Prind: Në qoftë se do e dëmtoj i bie ta paguaj, kështu që nuk quhet libër falas. Nuk është libër falas. Tani nuk jam dakord që këto libra të rikthehen se për shembull mendimi është që edhe fëmija tjetër që do punoj vitin tjetër nuk do jetë shumë i sigurt se duhet të fshijë shënimet e fëmijës tjerët. Unë nuk jam dakord.

Më mirë ta kishim blerë librin që në fillim. Librat s’janë të gjithë, gjysmat i kanë marrë gjysmat jo.

Njësoj si nxënësit e kanë lexuar edhe mësuesit. Ata nuk kanë një qëndrim zyrtar por duhet tu rrisin përgjegjshmërinë te nxënësit.

Mësuesja: Na kanë thënë që fëmijëve u duhet thënë që libri të mirëmbahet, të vishet, siç është veshur ky me mashkë të bardhë, të mos zhagaraviten, të mirëmbahen, për arsye se vitin tjetër këta libra do ti marrin bashkëmoshatarët e tyre që vijnë vitin tjetër në klasë të 5.

Nëse djali juaj do të ishte në shkollë dhe do e kishit lexuar edhe ju si prind këtë në librin e tij,si ju duket ideja që ju e morët falas në fillim e më vonë do ju duhet ta paguani.

Mësuesja: Djalin tim do e frymëzoja me atë edukatë që gjithsesi jo vetëm libri i shkollës por çdolloj libri duhet të mbahet sepse nuk është i tij.

Mësuesja:Është një edukatë që duhet futur për nxënësit dhe për prindërit njëkohësisht.

Sivjet prindërit duket se shpëtuan nga tregu i zi por jo nga nxirrja e fletëve të librave nga fëmijët që punojnë mbi to./tvklan.al