“X Factor Albania” vijon me rrugëtimin dhe netët Live, ndërsa për disa nga konkurrentët gara vazhdon, e për të tjerë mbyllet papritur. Aldo ishte konkurrenti i cili la garën e “X Factor”, e megjithatë, kjo nuk do të thotë që ai do të heq dorë nga muzika.

Në një intervistë për emisioni Jo Vetëm Modë, në Tv Klan, ai është shprehur se aktualisht është duke u marrë me disa këndë dhe shpreson që disa prej tyre të jenë bashkëpunime.  

Aldo: Unë para “X Factor”-it kam qenë kamerier, kështu që pak a shumë dihet përditshmëria: punë-shtëpi, xhiro-shtëpi. Tani pas “X Factori”-it, duke pasur parasysh që jam duke u përqendruar më shumë tek muzika, është e njëjta gjë, thjesht në vend të punës është: studio-shtëpi. Unë aktualisht po merrem me disa këngë, që me shpresën e madhe mund të jenë edhe bashkëpunim me disa njerëz.

Aldo tregon gjithashtu më tepër për eksperiencën e tij në këtë kompeticion, ndërsa shpreh se nuk e priste që rrugëtimi të ishte kaq i shkurtër.

Aldo: Ishte një eksperiencë e bukur. Shumë e shkurtër, nuk e mendoja kaq shkurt. Për mua nuk kishte sens kaq shkurt, por janë gjëra që ndodhin edhe pse ia kam kaluar shumë mirë dhe kam krijuar një si familje të vogël në “X Factor”. Jam shumë i gëzuar për këtë. Është një luftë shumë e ashpër aty, është një konkurrencë shumë e ashpër. /tvklan.al