Lajme Arkiva 2004
Indeksimi i pagave fillon për herë të parë në çdo qeverisje të vendit tonë, kjo masë do të shkojë në dobi të mbrojtjes sociale të qytetarëve. Vendimin e ka bërë publik Ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale.
Engjëll Bejtja: Në mbledhjen e sotme qeveria miratoi një endim për indeksimin e pagave, masa e indeksimit të pagave është 3.4% do të fillojnë efektet nga data 1 Prill, pavarësisht se miratimi është bërë sot, pra indeksimi i pagave duke filluar nga ky moment e më mbrapa është një detyrim i çdo qeverie dhe që tenton të amortizojë efektet e rritjes së çmimeve.
Indeksimi i pagave do të kryhet një herë në vit dhe do të ketë parasysh dhe masën e inflacionit. INSTAT do t përcaktojë masën e indeksimit dhe kosto financiare do të përballohet nga buxheti i shtetit duke filluar nga muaji prill, në këtë faturë financiare do të përballohen nga buxheti i shtetit 103 milionë lekë në muaj./tvklan.al