Filmi me regjisor Albert Mingën i ka hapur kështu rrugën filmave shqiptarë në kinema Millenium. Të ftuarit e mbrëmjes së sotme janë njohur paraprakisht me ata që realizuan këtë film 5 vjet të shkuara. Ndërsa vetë regjisori Minga për projektet e tij shprehet:

Për të qënë realist, akoma apo thënë ndryshe sot duhet të filloj të ndjej apo të mos ndjej ftytet e realizimit të filmit të fundit. Kështu që do të tregohesha hipokrit apo do të bëja propagandë të thoja që jam gati për të filluar një film tjetër. Sigurisht krijuesi brenda vetes flen, çeshtja është se kur do të materializohet më mirë në mënyrë të tillë që të bëhet gati projekti i ardhshëm.”

Filmi është quajtur “Porta Eva” në mënyrë shumë simbolike ku në elementë të tij ka rrëfyer atë copë tragjedie që shoqëron prej vitesh realitetin shqiptar. Punuar me mjeshtëri nga një bashkëpunim polako-rus, në filmin “Porta Eva” janë anëtarësuar emra të njohur të prodhimit të filmit shqiptar.Ky film do të vazhdojë të shfaqet në kinema edhe gjatë javës që vjen./tvklan.al