Juventus, Napoli dhe Fiorentina po vëzhgojnë Cristian Shpendin prej kohësh, por është skuadra toskane që ka hedhur hapin e parë. Sipas “Gazzetta dello Sport” përfaqësuesit e Fiores shprehën interesin te Cesena. Përgjigja ishte nëse e duan sulmuesin 21-vjeçar duhen të paktën 15 milionë euro.
Cristian Shpendi i cili është shënuesi më i mirë në Serie B me 14 gola deri më tani sapo rinovoi deri në 30 qershor të 2028 dhe te Cesena nuk duan ta humbasin për një shumë modeste.
Shpendi ka tërhequr vëmendjen edhe të ekipeve jashtë Italisë që mund të bëjnë lëvizjen në verë, nëse Juventus, Napoli apo Fiorentina nuk kanë kryer transferimin që në janar.
Tv Klan