Fitorja e kandidatit demokrat Besnik Fuçia në Kashar është përshëndetur nga kryeministri Berisha në mbledhjen e ligjvënësve dekoratë. Për Berishën kjo fitore që nuk ishte e papritur për mazhorancën është një përgjigje dhe për liderin socialist, i cili vetëm një ditë më parë deklaronte se votuesit do ta largojnë me votën e tyre kryeministrin aktual.

Sali Berisha: “Firmosëm një fitore bizhu. Fitorja në Kashar nuk vjen si rrufe në qiellin e hapur, por vjen si një serial që zhvillohet kudo. E majta po njeh vetëm humbje, pikërisht ditën që kryetari i PS bën be dhe rrufe para mediave, se do t’ia tregojnë zgjedhësit me vota Sali Berishës. Del kandidati im i pavarur dhe i shndërron në parti të 4.”

Duke përshëndetur votuesit e komunës Kashar për fitoren që i dhanë PD, jo pa humor Berisha ka përshëndetur dhe kandidatin e pavarur Rustem Murati, i cili pas numërimit të votave u rendit përpara kandidatit të PS.

Sali Berisha: “Leksioni i Kasharit, më troç leksioni i Rustem Muratit të lexohet si duhet sepse kjo fakton, mirë fitorja jonë se votuan për reformat dhe për qeverisjen, por Rustemin votuan kundër sharjeve të tyre, trillimeve dhe mashtrimeve.”/tvklan.al

Gazetare: Elja Zotka