Lajme Arkiva 2003
Flakët shkrumbojnë 4 hektarë pyll, një zjarr që mendohet të jetë ndezur nga barinjtë e zonës për të hapur kullota ka nisur në vendin e quajtur shkallë e zezë për gjatë rrugës Tepelenë–Gjirokastër.
Pylli i shkallës së zezë është një nga pyjet më të dendur dhe me një shumëllojshmëri shumë të madhe, por shumë shpesh ai ka qenë pre e flakëve.
Me marrjen e sinjalit reparti i zjarrfikëses së Tepelenës ka mbërritur me urgjencë për të bërë të mundur izolimin e zonës së ndezur dhe shmangien e frenimit të flakëve dhe djegien e një sipërfaqeje më të madhe pylli. Ndërkohë policia ka nisur hetimin për të zbuluar autorin e vënies së zjarrit./tvklan.al