Kodheli: LSI prish bashkëpunimin me të majtën
Mimi Kodheli: “Ndërkohë që ne vazhdojmë të punojmë për një bashkim të ri të gjithë shqiptarëve për tu ndarë nga politika e vjetër e 17 vjetëve, konflikte, dështime. Meta i është rikthyer politikës së vjetër të sherreve dhe të dasive duke sulmuar sistematikisht PS me shpifje dhe fyerje, të padenja për koment. Ne urojmë që rruga e vjetër e vitit 2005 të mos jetë rruga që Ilir Meta ka zgjedhur për vitin 2009. Sepse atë rrugë e uron vetëm Sali Berisha, për te cilin Ilir Meta i sotëm ngjan e vetmja gomordare shpërthimi.”
LSI: Kritika qeverisë për mungesë reformash
Sokol Axhemi: “Mungesa e reformave thelbësore e të rëndësishme në të gjitha fushat, çdo ditë e më tepër në mënyrë serioze po cenon anën ekonomike dhe sociale të familjeve shqiptare. Një ekonomi si e jona e cila po prodhon çdo ditë e më tepër një perfomancë negative, e shprehur kjo edhe në dokumentet e institucioneve prestixhoze siç janë Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore. Shprehin dukshëm këtë tendencë negative të zhvillimit ekonomik të vendit i cili po shoqërohet edhe me shkallën dhe nivelin e lartë të korrupsionit.”
Beqja: Rritja e pensioneve e pa ndjeshme
Ilir Beqja: “Rritja prej 35% në tre vite bashkë, vetëm për pensionistët në qytet që marrin pension minimal sepse për 37 mijë pensionistët e tjerë në qytet që marrin pensione të pjesshme, të ardhurat mujore nuk kalojnë akoma 10 mijë lekë në muaj. Qeveria e kryeministrit që vijon të rrëshqasë në drejtim të paditur nuk e llogariti dhe nuk e shpalli kurrë minimumin jetik. PS do ta bëjë këtë qysh në fillim të mandatit të saj. Shtrenjtimi i ndjeshëm i jetesës tregon se edhe rritja e pensioneve në korrik 2008, nuk mjafton as për të kompensuar koston e disa elementëve bazë të jetesës së një familje pensionistësh./tvklan.al