Artur Papajani: “Vlerësimet ishin pas një mbikëqyrje të vazhdueshme të bërë kësaj administrate, këtyre politika fiskale nga misionet e herëpashershme të fondit që kanë ardhur për vizitë periodike në Shqipëri dhe vlerësimi për Shqipërinë ishte jashtë zakonisht pozitiv. U dhanë vlerësime maksimale për politikat fiskale të ndërmarra 3 vitet e fundit, u dhanë vlerësime maksimale për administrimin fiskal të bërë 3 vitet e fundit dhe sidomos për periudhën që ato i quajnë periudhë krize të vitit 2009 e në vazhdim. Shifra e thashë është mbi 6 miliard, 6.5-6 miliard kundrejt vitit 2008 dhe kundrejt programit të vitit 2009 5 mujori. Objektivi jonë është plotësuar 100.3% si administratë tatimore. Në total rezulton i plotësuar ai detyrim që kemi nga plani i Ministrisë së Financave i vendosur si 5 mujor. Në shifra relative kundrejt vitit 2008 dhe njëherë duhet të jetë diçka tek 11% rritja më e madhe e të ardhurave të mbledhura”./tvklan.al