Qeveria shqiptare dhe misioni i Kombeve të Bashkuara në Shqipëri, kanë prezantuar programin “Kultura dhe trashëgimia për zhvillim social dhe ekonomik”. Programi është pjesë e iniciativës “Një OKB” dhe mbështet përpjekjet qeveritare në drejtim të shfrytëzimit të potencialeve të trashëgimisë kulturore. Shqipëria konsiderohet në këtë drejtim një vend me kulturë të pasur dhe unike.
Genc Pollo: “Ne kemi shumë çfarë tregojmë, dëgjuam një pjesë të shkëlqyer të saj pak më parë për eksponatet që varen në paretet e kësaj salle ose të tjerët që do shikojmë në Muzeun Historik Kombëtar të rikonstruktuar, mendoj që do jenë një diçka shuam e bukur për të kultivuar sensin e kujtesës tonë dhe të kultivimit të tyre dhe të kujdesit të tyre ndaj kësaj trashëgimie.”
Ylli Pango: “Në kuadër të plotësimit të detyrimeve që rrjedhin nga Marrëveshja e Stabilizm Asociimit kontributi më i madh që Shqipëria mund t’i bëjë Komunitetit Evropian, trashëgimisë kulturore të saj është historia e saj e bashkekzistencës paqësore dhe shumë kulturore. Ky identitet është thelbësor për interpritin dhe zhvillimin social te vendit dhe ekonomik t vendit dhe imazhi i Shqipërisë i kthehet tani një pamje të qëndrueshme pozitive, dëshmia e larmishme e Shqipërisë mund të shfrytëzohet jo vetëm për zhvillimin social dhe ekonomik, por dhe për zhvillimin njerëzor. Në këtë aspekt do të thosha që ky projekt duhet parë vërtet si një projekt nga më të rëndësishmit që ne bëjmë fillojmë të marrim sot.”
Programi prej 3.2 mln dollarësh financohet nga fond spanjoll për arritjen e objektivave të mivjeçarit. Brenda tij përfshihet rikonceptualizimi i Muzeut Historik, Kombëtar. Menaxhimi më i mirë i parqeve arkeologjike, pikërisht atij të Antigonesë dhe Apollonisë, synohet gjithashtu një koordinim më i mirë i të gjitha institucioneve dhe agjencive qeveritare në funksion të promovimit më të mirë të verave të trashëgimisë kulturore të vendit../tvklan.al
Gazetare: Meanda Zaimi
Operator: Metlin Kepi