Gazmend Ukali, 27 vjeç, nga Kërçova dhe e fejuara e tij Albina Belluli, 23 vjeçe nga Tetova, ishin në mesin e viktimave të aksidentit tragjik që ndodhi mëngjesin e sotëm, kur një autobus u përfshi nga flakët në autostradën Struma të Bullgarisë, duke lënë të vdekur 45 persona.
Gazmendi ishte pjesë e zyrës së kryetarit të Komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari, ndërsa të premten festoi ditëlindjen e 27-të me të fejuarën e tij në Stamboll.
Informacionin për vdekjen e Gazmendit e ka konfirmuar edhe kryetari i Komunës së Kërçovës Fatmir Dehari, i cili ka shprehur keqardhjen e thellë për këtë tragjedi të madhe.
Ukali ishte anëtar i Këshillit Rinor të Komunës së Kërçovës në vitin 2015./Alsat