Pronari i një karburanti në Korçë është arrestuar së bashku me vëllain e tij dhe punonjësin e pikës.
Ata janë Andrea Kapurani 35 vjeç, Petro Kapurani 45 vjeç dhe punonjësi i karburantit Asllan Spahillari 58 vjeç i arrestuar për moskallëzim krimi.
Gjatë operacionit të koduar “Itinerari”, policia thotë se në pikën e karburantit u gjetën të fshehura 8.7 kg kanabis, 4 granata ofensive luftarake dhe 3 kapsolla detonatore.
Arrestimi i tyre u bë pasi në vendin e quajtur “Kryqëzimi i fshatit Dishnicë”,
Pika e karburantit që ndodhet në kryqëzimin e fshatit Dishnicë është në pronësi të Petro Kapuranit. Droga dhe granatat ishin fshehur në një ambient të përshtatur për depozitë uji.
Gjithashtu lidhur me këtë rast, policia vijon hetimet për verifikimin e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme, të mjeteve të transportit dhe burimeve të tjera të përfitimit të të ardhurave dhe fillimin e procedimit penal për veprën penale ”Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
/tvklan.al