Dy persona janë arrestuar nga Policia e Elbasanit, të cilët mbanin me vete pistoletë pa leje. Të arrestuarit janë Arben Trasha 48 vjeç dhe Elton Dedja 39 vjeç. Ata u kapën në një lokal në lagjen “Beqir Dardha” mbrëmjen e djeshme.
Policia thotë se Trasha dhe Dedja u kapën në flagrancë ku secili mbante me vete nga një pistoletë pa leje.
Uniformat blu sekuestruarn armët tip “Sig Sauer” dhe “Bereta”, si dhe 20 fishekë luftarakë. U sekuestruan gjithashtu 3 makina dhe 2.5 milionë Lekë të vjetra.
Materialet hetimore për veprën penale ”Mbajtja pa leje dhe prodhim i armeve dhe municioneve luftarake” i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan.
/tvklan.al