Pas një muaji stuhie. Bursat botërore kapin qiellin me dorë, që nga Milano, Parisi, Frankfurti, Londra, Woll Street, Tokio, Hong Kongu indexet kryesore kanë kapërcyer të gjitha parashikimet duke u mbyllur nga plus 10% deri në plus 11%. Kështu i vjen fundi i javës më të zezë së financave në histori. Rimëkëmbja vjen pas miratimit të planit gjigand të shpëtimit në Paris nga liderët e Eurozonës.

Në bazë të këtij plani 6 pikash, bursat europiane kanë rikuperuar vetëm sot 481.58 mld euro kapital të freskët. Fitimet neto arritën në mbi 80 mld euro. Gjatë këtyre ditëve secili nga fuqitë e mëdha europiane do të injektojnë në mënyrë të koordinuar me njëri-tjetrin mld euro në sektorët bankar të gjunjëzuar nga kjo krizë.

Sa gjigand është ky plan kuptohet mirë sidomos pas lajmit se psh vetëm Gjermania dhe Franca sëbashku do të injektojnë 1 trilion euro në tregjet bankare. Darat e këtij plani  do të mbajnë shtrënguar dhe të sigurt sistemin europian financiare deri në 31 dhjetor të viti 2009. Periudhë kur mendohet që mekanizmat e ekonomive Europiane të mos kenë më nevojë për ndihmë nga shteti./tvklan.al

Gazetare: Urita Dokle