Qeveria në Britaninë e Madhe pritet që të marrë një vendim të ri lidhur me udhëtarët që vijnë nga zonat me rrezikshmëri të lartë të përhapjes së variantit të ri të Covid-19. Kryeministri Boris Johnson pritet që të bëjë publik vendimin, por më parë do të ketë një takim me kabinetin e qeverisë.

Sipas vendimit që mund të marrë qeveria, pritet që udhëtarët që vijnë nga vende që përhapja e variantit të ri është e madhe mund të izolohen për 10 ditë në hotel.

Masa ka të ngjarë të zbatohet për qytetarët britanik dhe ata me të drejta qëndrimi të përhershme që vijnë nga vendet me rrezik të lartë si Afrika e Jugut, Amerika e Jugut, Portugalia apo dhe vende të tjera.

BBC bën me dije se ende nuk është marrë një vendim përfundimtar, por që me shumë mundësi Boris Johnson do të zhvillojë sot një konferencë për mediat dhe të zyrtarizojë gjithçka.

Një gjë shumë e rëndësishme që pritet të jetë pjesë e vendimit është se të gjithë ata që do të izolohen në hotel do të jenë të detyruar që të paguajnë vetë të gjitha shpenzimet e akomodimit të tyre.

Ndërkohë në Britaninë e Madhe vijon përhapja e Covid-19 edhe pse masat janë shumë të rrepta dhe procesi i vaksinimit po ecën me ritme të shpejta./tvklan.al