Evakuohen mbi 8 mijë persona në Filipine

Shpërthimi i një vullkani në Filipine ka bërë që autoritetet të vihen në gatishmëri për të evakuuar mbi 8 mijë banorë që jetojnë në Manila. Vullkani Taal është i dyti më aktivi i Filipineve.

I ndodhur në një ishull në mes të një liqeni, ai është një nga vullkanet më të vegjël në botë dhe ka regjistruar të paktën 34 shpërthime  gjatë 450 viteve të fundit.

Të gjithë fluturimet nga aeroporti i Manilas janë anuluar përkohësisht nga frika e ndonjë shpërthimi të ri. Ndërkaq edhe shkollat, bizneset dhe dhjetëra institucione të tjera do të qëndrojnë të mbyllura. Hiri vullkanik tanimë po i afrohet zonave të banuara me një rreze prej 1 kilometër.

Shumë specialistë të kërkimit shkencor në Institutin e Vullkanologjisë kanë deklaruar se kanë zbuluar një magmë e cila ka një thellësi të madhe, por që ende nuk ka arritur në sipërfaqe.

Sipas tyre ekziston rreziku që mund të shkaktojë një shpërthim shumë të madh. Në 1911 vullkani Taal shkaktoi një shpërthim shumë të madh duke lënë të vdekur mbi 1 500 persona.

Klan Plus