Në ditën botërore të Tokës Forumi Rinor i Partisë Demokratike zhvilloi një takim me studentët e Universitetit Bujqësor të Kamzës, nën moton “ mbro mjedisin, jeto shëndetin”. Takimi u zhvillua në formën e një debati të hapur ku u shpalosën dhe u diskutuan ide për çështje që lidhen me mjedisin.
Debati u orientua në problematikat ekzistuese sidomos në Tiranë dhe politikat dhe ndikimin e tyre në mjedis si dhe mundësi përfshirjeje për të gjithë rininë në këtë fushë. Në këtë kontekst kryetari i Forumit Gerti Bogdani, ftoi të rinjtë të cilët studiojnë për çështje mjedisore të paraqesin projektet e tyre për përmirësimin e mjedisit në Shqipëri.
Gerti Bogdani: “Ne kemi planifikuar si Forum Rinor të ngremë një grup pune, quhet departament, quhet skuadër dmth emri nuk ka rëndësi, por një grup pune me studentë sidomos nga Universiteti Bujqësori Tiranës që do merret vetëm me mjedisin, me politikat e mjedisit. Shpesh herë është e vështirë që zëri jon të dëgjohet atje ku bëhet politika, por duke qenë së bashku dhe duke pasur ide shumë të mira ne mund të bëjmë që zëri jonë të përçohet, pra idetë tuaja të përçohen dhe për këtë gjej rastin dhe përfitoj nga rasti t’ju bëj një ftesë sot që të gjithë ato që kanë dëshirë të kontribuojnë në fushat e tyre përkatëse dhe sidomos sot duke qenë se është dita e Tokës, ato që studiojnë për mjedis e kanë derën e hapur të vijnë me idetë, projektet, mendimet, energjitë e tyre, pra energjitë tuaja në mënyrë që ne të fillojmë të punojmë sot për mjedisin e nesërm.”
Bogdani vuri theksin në rëndësinë që ka ruajtja e mjedisit për të ardhmen e vendit tonë, tani që Shqipëria po ndryshon. Në fund të fjalës së tij Gerti Bogdani u bëri thirrje studentëve të Universitetit Bujqësor të Kamzës që të aplikojnë për kartat e identitetit duke e cilësuar këtë akt si një kontribut thelbësor në barazimin qytetarëve shqiptar me ata evropian. Garantimin e nje procesi zgjedhor të lirë e të ndershëm dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve.”/tvklan.al