Federata Shqiptare e Futbollit ka rikonfirmuar këtë të mërkurë trajnerin italian Christian Panucci në krye të Kombëtares.

Nisur nga disa spekulime dhe lajme abuzive që kanë qarkulluar në disa media orët e fundit, Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron t’iu informojë se nuk është aspak e vërtetë që jemi në kërkim të një trajneri të ri për Kombëtaren Shqiptare të Futbollit

”, tha FSHF në një njoftim për mediat.

FSHF tha se është “

duke punuar dhe bashkëpunuar maksimalisht me trajnerin Panucci për të arritur rezultate sa më të larta në kualifikueset për Kampionatin Europian 2020.

/tvklan.al