Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Nga komuna e Kallmetit në Lezhë, kreu i demokristianëve Nikollë Lesi, ka sulmuar qeverinë Nano për indiferentizmin e saj, për popullsinë që jeton jashtë periferisë së Tiranës. Kryeministri tha Lesi, interesohet dhe mbështet vetëm biznesmenët që i japin para, prona dhe e mbajnë atë në pushtet përmes ekonomisë ilegale.

Nikollë Lesi:- “Një qeveri, e cila nuk shikon, përtej periferisë së Tiranës, ose e shikon popullin e tij, me helikopterin e shoqërisë Alba Copter, nuk mund të drejtojë komunat dhe bashkitë e Shqipërisë”.

Në sheshin qendror të Patosit u mbajt mitingu elektoral në favor të kandidatit inxhinier Krenar Ganiu, njeriu korrekt e i përkushtuar që i duhet qytetit siç e quajti Pollo.

Në këtë tubim, kryetari i PDR Genc Pollo tha, ky është momenti, kur secili nga votuesit, e qytetit të Patosit mund të pyes veten, a jam i kënaqur për atë që ka bërë bashkia ime për mua qytetin tim? Një herë në tre vjet qytetari i thjesht bëhet qeveritar, një herë në tre vjet me votën e tij ka në dorë të vendosë për vete, qytetin shtetin e tërë Shqipërinë, prandaj ju ftoj që dhe ju si PDR, t’i thoni mjaft të vjetrës që ka qeverisur Patosin, sepse jeni të pakënaqur me varfërinë dhe abuzimet që janë bërë./tvklan.al