banorë të fshatit Mashaj në Qarkun e Elbasanit. Duke kritikuar politikat qeverisëse të mazhorancës Leskaj tha se në këto katër vjet korrupsioni dhe varfëria janë shumëfishuar.

Valentina Leskaj: “Ajo që ka ndodhur, është rritur piaca e korrupsionit, do të thotë se korrupsioni është rritur lart dhe është përqendruar në më pak duar. Në duart e familjes së kryeministrit dhe në duart e disa qeveritarëve, pra korrupsioni nuk është luftuar është shtuar dhe krimi është luftuar është shtuar.”

Deputeti i partisë Socialiste Blendi Klosi ishte në qytetin e Krujës ku zhvilloi një bashkëbisedim me të pranishmit mbi ndotjen e ambientit. Klosi tha se gjatë qeverisjes së Partisë Socialiste nuk do të lejohen të instalohen teknologji të cilat janë jashtë standardeve mjedisore dhe që ende funksionojnë në vend.

Blendi Klosi: “Ne nuk jemi kundër zhvillimit teknologjik, por jemi kundër një damkosje ambientaliste të Shqipërisë. Kur futesh në Krujë e ke të vështirë të kuptosh se po futesh në një vend turistik, pluhuri që shikohet nga kalaja e Krujës është i njëjtë me pluhurin që ka parë Skënderbeu kur fushonte ushtria turke para 500 vjetësh.”/tvklan.al