Vazhdojnë ndihmat për të prekurit nga tërmetet që tronditën vendin tonë. Personazhe të njohur por jo vetëm janë mbledhur dhe po ofrojnë ndihmat e tyre.
Edhe futbollistët e kombëtares sonë, kanë ofruar mbështetjen e tyre për njerëzit e prekur nga tërmetet. Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, Bekim Balaj ka bërë të ditur se futbollistët kanë marrë nismën për të kontribuar financiarisht dhe gjithashtu i ftojnë shqiptarët që kudo që ndodhen të kontribuojnë llogarinë e hapur nga ekipi.
“Ne djemtë e ekipit kombëtar shqiptar kemi ndërmarrë nismën për të kontribuar financiarisht për të prekurit nga tërmeti shkatërrimtar që goditi Shqipërinë. Ftojmë të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen të kontribuojnë në llogarinë e hapur nga ekipi. Ne jemi të pandarë dhe së bashku do t’i kalojmë këto momente të vështira për vendin tonë”./tvklan.al