Lajme Arkiva 2004

Komisioni hetimor për tragjedinë e Vlorës do të kthehet në çështje debati në mbledhjen e byrosë parlamentare.

 Partia Socialiste ka tashmë gati emrat për këtë komision përcaktuar në mbledhjen e grupit parlamentar ndërsa drejtimi i partisë i është lënë partisë iniciator për ngritjen e komisionit hetimor nga koalicioni qeverisës për integrim.

Nga Partia Socialdemokrate, pavarësisht debateve, nënkryetari Gaqo Apostoli, ka pranuar se mund ta kryesoj vetë këtë komision.

Gaqo Apostoli: Normalisht mund ta kryej edhe unë. Se këtu bëhet fjalë që  pasi të kryesh një punë, sidomos për këtë tragjedi, do të shkosh në shtëpi, do japësh llogari edhe në familje kështu që…/tvklan.al