“Unë nuk kam mbajtur asnjëherë bredh para se të lindte Kian”
Jemi në ditët e fundit të vitit, në një nga periudhat më të veçanta dhe për shumë personazhe kjo atmosferë shumë e bukur, i bën të ndihen mjaft mirë. Një prej tyre është gazetarja e njohur Fatma Haxhialiu, e cila i pret festat me shumë emocion. Ajo e ftuar në programin “Rudina” ka treguar më shumë për periudhën e festave në familjen e saj, atmosferën, duke ndarë detaje edhe nga zbukurimet e vendosura në shtëpinë e saj.
“Këtë vit nuk kam qenë një mama shembullore sepse i kemi filluar përgatitjet pak me vonesë. Bredhi është vënë para 3-4 ditësh, duke qenë se do e ndërronim, por nuk ishim bërë mbarë akoma për të marrë bredhin e ri. E donim me dëborë këtë vit, e donim të bardhë dhe vendosëm ta mernim siç e donte Kian”.
Fatma para lindjes së Kian nuk e kishte zbukuruar asnjëherë shtëpinë për festat e fundvitit. Por këtë vit përveç zbukurimeve, ajo ka realizuar edhe një set fotografik dhe kartolinën për festat e fundvitit, së bashku me familjen e saj tek Rezarta Shkurta.
“Në fakt, unë nuk kam mbajtur asnjëherë bredh para se të lindte Kian. Më pëlqejnë shumë festat, atmosfera, njerëzit që e dekorojnë shtëpinë, por nuk jam ashtu tipi. Asnjëherë nuk kisha dalë të bëja shopping për ambientin e shtëpisë”. /tvklan.al