Ish nënkryetari i Partisë Demokratike, Genc Pollo ka paraqitur sot para studentëve platformën e tij për ndryshimet në Partinë Demokratike dhe demokratizimin e saj. I ftuar nga Forumi Studentor sot me 7 Dhjetor në përvjetorin e 9 të krijimit të Lëvizjes Demokratike, në Qytetin Studenti, Pollo ka nisur kështu dhe fushatën e tij për reformimin e partisë më të madhe opozitare në Shqipëri.
Si për ironi kanë ikur dritat për 30 minuta. Përkrahësit aktual të Partisë Demokratike janë përpjekur të pengojnë zhvillimin normal të takimit. Më tej Pollo theksoi se idealet e 90 janë sërish në rrezik dhe në këto kushte Partisë Demokratike i duhet një forcë e re, një platformë e re për të krijuar besimin e elektoratit dhe të komunitetit ndërkombëtar.
Në Partinë Demokratike vijoi ai, duhen qëruar gjurmët e fundit të korrupsionit dhe nepotizmit. Nëse ka 10 veta në këtë sallë që bërtasin Berisha, mua nuk më vjen aspak keq për këtë, por keq më vjen se nuk dëgjoj se si duhen ndrequr gabimet e PD-së./tvklan.al
Gazetare: Ornela Bego