Mandati i kryetares së Mediave Audiovizive Endira Bushati vijon të përplasë deputetët e dy palëve. Kryetari i Komisionit të Medias, demokrati Genc Pollo tha sot se qëndrimi i Bushatit në Detyrë është konfirmuar në dy raste pas zgjedhjeve, por tani është zbuluar një tjetër shkresë sipas së cilës mandati i saj ka mbaruar. Për Pollon kjo lëvizje ka për qëllim vënien nën kontrroll të këtij institucioni të pavaruar.
Për këtë çështje ka reaguar menjëherë Kuvendi që sqaroi se në vlerësimet e mëparshme nuk kishin të bënin me kryetaren por me anëtarë të AMA-s
Çështja pritet të shkaktojë debate edhe në seancën plenare të së enjtes.