Shqipëria po bën hapa përpara ne drejtim te rritjes se cilësisë se produkteve dhe shërbimeve te prodhuara nga biznesi vendas.
Gjate konferencës se pare për infrastrukturën e cilësisë, Ministri i Ekonomisë, Genc Ruli, tha se konfirmimi për këtë hop cilësor është dhënë edhe nga komisioni evropian gjate raporteve për Shqipërinë.
Genc Ruli: “Në plotësimin e kërkesave të nenit 75 të marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit duhet marrë masë që të arrijë gradualisht përafrimi me rregullat teknike të komunitetit dhe procedurat evropiane te standardizimit, meteorologjisë, akreditimit dhe vlerësimit të konformitetit. Përsa më sipër institucionet e infrastrukturës së cilësisë kanë marrë si asnjë herë tjetër vlerësime shumë të mira edhe nga komisioni evropian në progres-raportin e Shqipërisë nga tre progres-raportet e Shqipërisë të viteve të fundit”.
Ministri theksoi se institucionet shqiptare te vlerësimit te cilësisë do te pranohen zyrtarisht edhe nga vendet më të zhvilluara të Evropës dhe të botës, çka do te rrisë konkurrueshmërinë e produkteve shqiptare ne këto tregje./tvklan.al